Azemi: Shqetësuese dhe alarmante po vazhdon të jetë gjendja me mbeturinat në Ferizaj

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 17:31
Azemi: Shqetësuese dhe alarmante po vazhdon të jetë gjendja me mbeturinat në Ferizaj

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese dhe alarmante, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Ferizaj po kundërmon nga bërlloku, teksa ka akuzuar udhëheqësin e qytetit për paaftësi në menaxhim.

Ai ka kërkuar urgjentisht një zgjidhje për këtë çështje, teksa tha se po kanoset edhe shëndeti i qytetarëve

“Qeverisja në Ferizaj në vend që të shqetësohet se me vazhdimin e kësaj gjendjeje që po rrezikon shëndetin e qytetarit, ka hyrë në gara në lojën e hedhjes së fajit. Është tërësisht e pashpjegueshme se si ky pushtet lokal nuk ka arritur t’i japë epilog kësaj problematike tash e sa kohë. Kësisoj po e dëshmon edhe një dështim të radhës, çka është kryefjala edhe e këtij mandati të Agim Aliut. Si LDK, kërkojmë urgjentisht një zgjidhje. Qyteti nuk guxon të shndërrohet në një kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarit veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm”, shkroi tutje ai.

(Kosova Sot Online)