Ditën e Presidentit te statuja e Bill Clinton e shënojnë Osmani e Hovenier

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:18
Ditën e Presidentit te statuja e Bill Clinton e shënojnë Osmani e Hovenier

Ditën e Presidentiit, e kanë shënuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë shënim e kanë bërë te statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

”Statuja e #PresidentsDay të SHBA-së! Presidenti Clinton ishte thellësisht mirënjohës për pjesën e tij në sigurimin që Kosova “kishte një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. Sot, ne e shohim atë vizion në veprim“, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Kohëve të fundit, opozita në Kosovë është duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në raport me SHBA-të.

(Kosova Sot Online)