Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:57
Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja

Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve iraniane për rolin e tyre në shtypjen e dhunshme të protestave në vend.

Sanksionet e reja synojnë 32 individë dhe dy entitete, duke përfshirë Ministrin e Kulturës dhe Udhëzimit Islamik dhe politikanë dhe zyrtarë të tjerë që mbështetën shtypjen e protestes.

Në përgjithësi, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj 196 individëve dhe 33 subjekteve nga Irani.

(Kosova Sot Online)