Plagoset me armë një qytetar

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 17:06
Plagoset me armë një qytetar

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër. Sipas policisë, 32-vjeçari Denis Muja është paraqitur në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga informacionet e para, dyshohet se ai ka mbetur I plagosur me armë zjarri në banesën e tij, në rrethana ende të paditura.

Njoftimi i policisë:

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


(Kosova Sot Online)