Zbardhen detaje dy vite pas zhdukjes së shqiptares

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 20:17
Zbardhen detaje dy vite pas zhdukjes së shqiptares

Rrjedhjen e ngjarjeve dhe kërkimeve të adoshentes shqiptare Artemis Vasili, të zhdukur dy vite më parë në Greqi, po e ndryshon një dëshmi e re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi.

Sipas saj Artemisi shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht. Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.

Menjëherë dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë, ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.


(Kosova Sot Online)