
Mbyllet faqja e Policisë në Facebook

Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, është mbyllur, përcjell “Kosova Sot Online”.
PK ka treguar se faqja është mbyllur për shkak të problemeve teknike dhe se është jashtë funksionit.
PK ka ptencuar se janë duke marrur masat që ta zgjedhin problemin.
“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, tha PK.
(Kosova Sot Online)