
Nëna e Deharit kundërshton Sylë Hoxhën

Për të dhënë versionin e saj e për ta kundërshtuar ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha, nëna e Astrit Dehari, Xhemile Dehari, u inkuadrua direkt në emision, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Sylë Hoxha e di shumë mirë se çka punu e qysh ka punu. Para disa jave, me një emision e pash, tha më ka detyru kryeprokurori Lumezi me lexu atë farë deklarate. 12 ditë pas vrasjes së Astritit, ka dalë ka thënë se është vetëvrasje. Po e përmendi edhe raporton e Mjekësisë Ligjore. Përse nuk e lexoi raportin e mjekëve të pavarur ai asnjëherë? Këtij po i drejtohna, përse nuk e ka lexu atë raport për me pa se qysh paska qenë? Edhe në raportin e Mjekësisë Ligjore, e kam lexu edhe unë, nuk shkruan që është vetëvrasje. Konstatimi i Sylë Hoxhës është vetëvrasje, konstatimi i tij i vet, personalisht”, tha zonja Xhemile mes tjerash, për të shtuar: “Nuk kam qejf me ia ndëgju zanin, po të tregoj drejt, as nuk du me ia ndi zanin e as fytyrën me ia pa. Ju lutem, nuk du që ai me u përgjigj”, tha nëna e të ndjerit Dehari duke iu referuar Sylë Hoxhës.
Më tej, Xhemile Dehari pati një polemikë edhe me ish-Sekretarin Organizativ të LVV-së, Dardan Molliqaj.
“Dardani ka qenë shok i Astritit. Dardani është i pari që më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë se është vetëvrasje për Astritin. Edhe pse po thotë tash që nuk është vetëvrasje, më ka thënë vetëvrasje. Disa javë para se me dalë prej VV, më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë, ‘Teta Xhemile, të kom thanë se qështu kom ndi’. Vet e ka pranu që ka thanë vetëvrasje. Edhe një gjë du me ja përmend Dardanit. E di shumë mirë edhe rastin e Arbnorit kur është vrarë, gruaja e Arbnorit, hala unë pa mbërri mirë, hala pa e largu trupin e Arbnorit, i ka thënë ‘kjo ka ndodhë prej juve’. E di Dardani”, u shpreh ajo.
(Kosova Sot Online)