Mashtroi dhe mori para kinse për persona të sëmurë, 31 vjeçari në Gjilan përvetësoi 18 mijë euro

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 09:11
Mashtroi dhe mori para kinse për persona të sëmurë, 31 vjeçari në Gjilan përvetësoi 18 mijë euro

Policia ka arrestuar dje një person në Gjilan, të dyshuar se kishte mashtruar vitin e kaluar në rrjete sociale, ku postoi fotografi me emra të rremë “e kërkonte ndihma financiare për persona të sëmurë”, transmeton “Kosova Sot Online”.

I dyshuari B.K. (1992)  me këtë mashtrim ka përvetësuar rreth 18 mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)