Vjosa Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Pakistanit

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 14:38
Vjosa Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Pakistanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me ambasadorin Junaid, Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Osmani falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)