Zhduket 32-vjeçari në Vushtrri, nga Beogradi ja dërgon një mesazh familjes

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 08:39
Zhduket 32-vjeçari në Vushtrri, nga Beogradi ja dërgon një mesazh familjes

Në fshatin Begaj të Vushtrrisë, një person 32-vjeçar, me nevoja të veçanta, është zhdukur dhe është larguar nga shtëpia me 20 shkurt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vëllai i tij e kishte denoncuar të riun si të zhdukur gjatë ditës së djeshme, ku kjo e shtyri që të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për gjetjen e 32-vjeçarit, teksa familja ka njoftuar sërish Policinë se ai është lajmëruar nga Beogradi, duke iu thënë se do të kthehet sërish në shtëpi.

(Kosova Sot Online)