Haradinaj thotë që të hënën të mbyllet marrëveshja me Serbinë

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 11:17
Haradinaj thotë që të  hënën të mbyllet marrëveshja me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovws, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova me pranimin e planit franko-gjerman i ndal qëllimet ruse në Ballkan për destabilizim, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai tha se për këtë të hënën duhet të mbyllet marrëveshja.

“I vetmi vend në botë që s’i konvenon marrëveshja është Rusia. Ata kanë dëshirë që kjo çështje të mbetet e hapur, qoftë për destabilizim, qoftë për ta përdorur si shembull. Të hënën mundet me e mbyllë marrëveshjen, jo vetëm me dhënë sinjale pozitive”.

“Përveç zotimeve politike dhe të sigurisë që Kosova merr në marrëveshje është me rëndësi trajtimi serioz i pakos financiare”.

(Kosova Sot Online)