Berisha: Edi Rama, lideri i vetëm që kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA për të asgjësuar opozitën!

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 09:18
Berisha: Edi Rama, lideri i vetëm që kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA për të asgjësuar opozitën!

Fjala e plotë e kreut të PD-së, Sali Berisha, në protestën përpara parlamentit

Së pari ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj këtu, në këtë protestë të fuqishme, në mbrojtje të vlerave dhe interesave më themelore të qytetarëve shqiptarë, në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krim-ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale.

Në këtë protestë në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë, me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve në parlament, por mbështesni dhe jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo që ndodhet ai, në Shqipëri, emigracion, diasporë, por që konsideron Edi Ramën, ministrat e tij si armiq të egër të qenies sonë, të demokracisë sonë, të miqve tanë.

Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit apo edhe këtë protestë dua të qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, porositësit e vrasjeve, patronët e klaneve të drogës, krimit. Kjo kushtetutë në nenin e saj 70, garanton deputetit, me mbledhjen e 28 firmave krijimin automatik të Komisionit Hetimor që këta 28 burra e gra të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duan të votojnë, gjykojnë se duhet të sjellin para zgjedhësve të tyre, të vërtetën mbi këtë çështje.

Kurse, trafikantë, dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë, deputetëve të opozitës. Vendosëm hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës me të cilat ai ka shpenzuar me avionin e tij me dhomë gjumi lukzose dhe me 22 rroga nga më të majme të personelit ka shpenzuar mbi 22 milionë euro në 137 fluturime.

Presidenti i SHBA-së, kishte realizuar gjithsesj me ‘Air Force One’, 40 fluturime. Pra njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme, të domosdoshme, 40 udhëtime në mandat. Kurse Edi Rama 137 fluturime me avion në dispozion. Të gjitha taksa tuaja, mundi juaj, të gjitha djersë e juaj, kurse fëmijët tuaj, largohen dhe vetëm largohen nga ky vend. Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të Komisioneve Hetimore, pasi aty do të dalin lakuriq siç janë, më të zinj se zifti në afera e tyre.

A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë! Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj.

Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë.

Ndaj dhe ju jeni këtu sot, për të gjithë ata shqiptarë të cilët besojnë se pluralizmi, opozita janë jetike për një sistem të lirë. Ju jeni këtu për të gjithë ata shqiptarë të cilët besojnë se, detyra e opozitës është të kontrollojnë qeverinë, tu thonë shqiptarëve se Edi Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër në histori këtë popull, se ai krijoi në kulmin e krizës, bordet e tij komuniste me të cilat nuk u mori pak, por mori nga xhepat tuaj me çmimet që ata rrisnin, fiks 520 milionë euro, më shumë se gjysëm miliardë euro.

Çfarë bëri me to? Ua ktheu ju për ndihmë, ashtu siç bënë edhe të tjerët kur u rritën çmimet, por pa borde? Thërrime, të gjitha i ndau me klientelën e tij. Shpalli tenderin për rrugë anësore 320 mln euro, Lekaj-Fier, në një kohë kur autostrada me 4 korsi Lushnje-Fier u ndërtua me 1.2 mln euro kilometri. Në një kohë kur autostrada e bajpasit të Fierit, ndër më të gjerat në rajon, u ndërtua nga bankat evropiane me 2.2 mln euro.

Pra ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.

A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor, kryesor, kryesor dhe ky është Edi Rama.

A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?

A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?

A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarëshe me McGonigal. Ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?

A e dini ju se të gjitha këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?

A e dinë shqiptarët, e dinë sigurisht se nga viti 2014-2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE-së dhe se Shqipëria me eksportin e trurit tejkalon Haitin e luftërave civile dhe tërmeteve katastrofale. Po pse, sepse Edi Rama ndjek një politikë kundër qytetarëve, kundër jush, sepse ai nuk ka interesat tuaja, ai ka interesat e veta.

Edi Rama, i verbuar nga pushteti shkon deri aty sa blen vazo druri për 4 milionë euro, çka nuk e bën kush në Europë, përveç sulltanëve të Arabisë?

Pra a shkohet më tutje me këtë njeri?

Zoti Meta foli këtu për rroga dhe pensione. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të mëdha në rajon.  Po sot ku janë, 40 deri 50 përqind më të ulëta në Kosoovë. Sepse qeveritë tjera nuk vjedhin si ky. Sepse mendojnë se taksat janë të qytetarëve dhe duhet të përdoren për rrogat, pensionet, rrugët, shkollat, spitalet e tyre.

A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? A e morët vesh ju historinë tragjike të kenianes. Ku fshihen vrasësit e saj thoni ju? Në qeveri ju them unë, në qeveri, në qeveri.

Ndonjërit që çuditet se ata fshihen në qeveri, unë i  them; shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhjetë herë dhe prap e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash.

Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë me shkresë, firmë dhe vulë, se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri.

Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar.

Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ai ka me qindra, e qindra biseda për tendera dhe krime me Gentian Sharrën dhe dikton. Pra ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës.

Po çfarë ka tjetër këtu dhe pse protestojmë?

Rasti McGonigal nxori fytyrën e vërtetë antiamerikane, antiperëndimore, fytyrën e vërtetë të etërve të Edi Ramës.

A mundet një shqiptar, që i thotë vetes i tillë dhe që ushqehet nga ndjenja e mirënjohjes, t’i rekrutojë SHBA-së me korrupsion, kryezbuluesin e saj.

Për llogari të kujt shkon kjo. Kjo shkon për llogari politike të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos dhe kurrë për interes të shqiptarëve, të vendeve të lira, për interesa të NATO-s dhe SHBA.

A ka akt më madhor, më antiamerikan, se akti i Edi Ramës pas ndërprerjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha në këtë histori? Jo dhe jo. Ky është akti më armiqësor. Ajo është mazhoranca më armiqësore, pseudomazhoranca sepse këta vasalë mbrojnë Edi Ramën

 për aferën ‘Rama-gate’, aferën Rama-McGonigal.

Pra, njeriu që prej 1 viti e gjysëm sulmon të katër anët për antiamerikanizëm ata të cilët rivendosën marrëdhëniet më miqësore me vendin e lirisë, ata të cilët rezistuan në një mënyrë shembullore në mbrojtje të atyre vlerave që ndajmë me kombin e madh amerikan. Koha e provoi se antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Xhelati, Edvin Kristaq Rama, Edvin Kristaq Hajduti, krim-kryeministri i Shqipërisë dhe Europës.

Qytetare dhe qytetarë, kjo është një betejë epike që zhvillojmë ne. Ne do mbrojmë interesat e shqiptarëve, të miqve dhe partnerëve tanë. Ne do denoncojmë me forcën më të madhe qëndrimet antishqiptare dhe antiperëndimore të krim-kryeministrit të Shqipërisë.

A mund të ju pyes unë ju, midis korruptimit dhe rekrutimit, të kryezbuluesit të SHBA-së, shndërrimit të tij në një mjeran në duart e mafiozëve Rama-Duçka-Neza, kërkesave të Edi Ramës për të mos kërkuar nga Vuçiçi respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së që kanë vendosur ndaj Rusisë, kërkesave të Edi Ramës, samit në samit, që të pranohet Serbia prapavija e Rusisë, deklaratave të tij ndaj perëndimore, se e zëvendësuat mallin e pistë rusë për gazin, me mall të pistë të vendve të tjera, a nuk shihet në të gjitha këto një interes të kristaltë të Vladimir Putinit, të Aleksandër Vuçiç të Llukashenkos.

E qartë si drita e diellit, ndaj dhe ne këtë betejë e bëjmë për veten tonë, miqtë tanë, njerëzit e lirë. Sepse sot në Ukrainë po zhvillohet një betejë mes popullit heroik, luftëtarëve të pamposhtur të atij kombi dhe barbarisë ruse. Por Ukraina do të fitojë, ajo ka mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe NATO-s.

Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç, Edi Rama, do të përfundojnë së bashku në koshin e plehrave të historisë.

Ndaj dhe i them në emrin tuaj, Guverantores atë barin të cilin në emrin tuaj i thashë që në atë kohë, ose kërko të falur ose mbaje për vete, çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës ose ndaje bashkë me ta. Ne këtu jemi, në bindjet tona ne nuk lëkundemi, në idealet tona ne nuk lëkundemi. Ne besojmë se vetëm shqiptarët e lirë, jo të mbërthyer nga mafia janë dhe do të jenë partnerë të vërtetë të aleatëve tanë.

Miqtë e mi, çdo ditë që kalon, fakton se Xhorxh Soros me levat e tij, shkatërroi përfundimisht drejtësinë shqiptare. E morët vesh ju, për herë të parë në historinë e një shteti, në krye të Gjykatës  Kushtetuese emërohet një njeri që në jetën e saj, jo që nuk ka dhënë vendim gjykatësi, por nuk ka futur këmbën në ndonjë sallë gjyqi.

Por ashtu siç thotë Edi Rama me mburrje se unë kam krenari që nuk kam lexuar kushtetutën, edhe ajo ndjehet krenare se ajo nuk ka lexuar kushtetutën. A mund të imagjoni ju një poshtërim të tillë ti bëhet një vendi. Si ka mundësi, me mijëra e mijëra juristë shqiptarë të diplomuar në Shqipëri dhe botë, që kanë marrë pjesë në procese gjyqësore, që kanë dhënë vendime gjyqësore, mes tyre zgjidhet një zonjë që unë nuk e njoh, por një njeri që nuk ka qenë një ditë, kurrë në sallën e gjyqit. A kemi të bëjmë me gjykatë ne këtu, apo kemi të bëjmë me një OJF në duart e Sorosit dhe Edi Ramës.

1 / 2

PrevNext

Ju e shikoni skapin e partisë. Skapi i partisë ka me borxh, me porosi të Taulant Begoyaristi të hapë çdo javë një çështje për opozitën. Por skapi i partisë nuk mund të hapë çështje për ryshfetin që Dorian Duçka, i dha nëpërmjet Agron Nezës, ish-oficerit të sigurimit të  shtetit të dokumentuar nga drejtësia amerikane, i dha McGonigalit 225 mijë dollarë. Në ligjin e Shqipërisë, në ligjin e botës, ai që jep ryshfetin me atë që merr ryshfetin që të dy kryejnë një krim. Edi Rama ka kryer një krim dhe e ka vendin në burg. Por ka skapin e partisë mburojë, që nuk lejon hetimin e tij.

Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3. Unë i them Taulant Ballës, meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, ja ku janë këta burra, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që ndodhesh, kudo të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra, miku yt. Bëre mirë që e the tani në parlament, për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë, dhe nuk ka forcë që tu mbrojë.

Lëri këta që keni vënë këtu përpara, sepse po të duam për tre minuta, për tre minuta jemi brenda në parlament. Prandaj ikni, ikni se nuk shkojmë ne. Nuk ka nevojë të rrini, shkoni në punën tuaj.

Sepse po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë.

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.

Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

(Kosova Sot Online)