Vdes 33-vjeçari në aksident trafiku në Kaminicë, lëndohen tre të tjerë

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 12:35
Vdes 33-vjeçari në aksident trafiku në Kaminicë, lëndohen tre të tjerë

Një person  33 vjeçar ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar në një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Hodonovc të Kamenicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

Kurse, hetuesit policer kanë dalë në vendin ku ka ndodhur aksident.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Valon Osmani nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

Personat e lënduar janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan.

“Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan. Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)