Tentoi të vidhte një automjet, ja cfarë i ndodhi 29-vjeçares

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 13:34
Tentoi të vidhte një automjet, ja cfarë i ndodhi 29-vjeçares

Një vajzë e moshës 29-vjeçare, ka tentuar ta vjedhë një veturë sot në Durrës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se vajza, me vendbanim në Fier është kapun në fragrancë dhe është dërguar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. T., 29 vjeçe, banuese në Qerven, Fier, pasi është kapur duke tentuar të vjedhë një motomjet, në lagjen nr. 3, Durrës.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)