32 vjeçari i zhdukur prej dy javësh, nëna e tij 62 vjeçare kërkon ndihmë për ta gjetur

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 15:54
32 vjeçari i zhdukur prej dy javësh, nëna e tij 62 vjeçare kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 32 vjeçar është zhdukur që nga 15 shkurti dhe ka humbur kontaktet me familjen e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëna e tij 62 vjeçare ka bërë denoncimin në policinë e Beratit për zhdukjen e djalit të tij.

"Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij," njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)