Berisha: Veliaj klonimi i Ramës, u vjel qytetarëve taksën e arsimit, kur arsimi duhet të jetë falas

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 09:05
Berisha: Veliaj klonimi i Ramës, u vjel qytetarëve taksën e arsimit, kur arsimi duhet të jetë falas

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon Erion Veliajn se e ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për vetën dhe Edi Ramën. 

Berisha e quajti Veliajn klon të Edi Ramës i cili u vjel qytetarëve taksën e rsimit, kur arsimi duhet të jetë falas. 

Lideri i opozitës e cilësoi alarmante edhe nivelin e ndotjes në Tiranë, duke theksuar se kryeqyteti shqiptar del në 10 qytetet më të ndotura në botë. 

"Kemi një kryetar bashkie i cili është bërë milioner dhe stërmilioner me fushën e Sharrës. E ka shndërruar në minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Juve ju detyron, ka vendosur koshat dhe të veçoni plehrat në secilin kosh. Procedurë standarde normale, të ndahen. Por çfarë ndodh? Pasi i hidhni ju aty i bashkon të gjitha në kamion. A ka paturpësi, dhe paguani ju për çdo ton 29 euro, në një kohë kur kontrata thotë 11 euro. 29 euro parashikon kontrata kur ato digjen dhe kur prodhohet energji dhe blihet, por është histori krejt tjetër ajo. Kurse qytetarëve të Tiranës ky, që dikur thotë isha i varfër, isha kështu e ashtu, u merr për çdo ton, 18 euro në xhep. Asnjë ton pleh nuk digjet atje, asnjë ton nuk veçohet e seleksionohet. Të gjitha gropohen si këtu e 25 vite më parë. 

Po ky individ që është një kopje, klonim i Edi Ramës ka vendosur taksën e arsimit, antikushtetuese, e turpshme, krim. Arsimi është falas. Nuk di një vend në botë, që arsimin publik të mos e jetë falas. Është një parim i hershëm, që shtetet garantojnë shkollimin e fëmijëve të shtetasve. Kurse ky ka kaq vite që vjel taksa, ndërton shkolla me 6, 5, 3 mln euro, ndërton shkolla me çmimin e dhjetëfishtë krahasuar me çmimet e manualeve të ndërtimit për një shkollë dhe i ndan këto me Edi Ramën, dhe Edi Rama nuk i thotë një fjalë. 

Edi Rama në vend që ta shkarkojë në vend, ka shkelë kushtetutën ndan paratë me të dhe qytetarëve u zvogëlohen të ardhurat dhe buxheti çdo vit. Po ky ka shndërruar Tiranën në 10 qytetet më të ndotura të botës. A është Tirana për të qenë e tillë, kurrë. Por e ka shndërruar ky sepse ka nxjerrë teorinë se vështirësia në trafik do ti detyrojë njerëzit të mos mbajnë makina. Por duhet të jesh, siç është ai, që të mendosh kështu, por vështirësia në trafik do të thotë që secili nga ata që është në trafik të thithë ajër të ndotur, sa më të ndotur. 

Dhe prandaj Tirana del në 10 qytetet me të ndotura. Por çfarë është ajo ndotje. Është tërësisht toksike, është shkak i sëmundjeve më të rënda që mund të prekin njeriun dhe ky mburret, thotë nuk duhet të qarkullojnë lirshëm. E mbush qytetin me kulla, shton në mënyrë të paimagjinueshme dendësinë e popullatës. Është ndotje e tmerrshme. Nëqoftëse aty ku nuk ka hapësirë ti ndërton një 30 katëshe, shton aty nja 5-10 mijë banorë vetëkuptohet, ata do të marrin ajrin e njëri-tjetrit. Për atë ska rëndësi, rëndësi ka që atë e peshojnë në narko euro", tha Berisha.

(Kosova Sot Online)