Vdes këmbësorja në Prizren, shoferi e goditi me veturë nga pakujdesia

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 11:23
Vdes këmbësorja në Prizren, shoferi e goditi me veturë nga pakujdesia

Një këmbësore është shkelur për vdekje nga një veturë dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e shoferit.

Kurse, shoferi i veturës ëshë arrestuar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Prizren. 28.02.2023-18:55.I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditë viktimën femër kosovare (këmbësore). Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari arrestohet dhe shkon në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML.

(Kosova Sot Online)