
Kurti takohet me Kovaçevskin

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e Kovaçevski kanë biseduar më marrëdhëniet e dy vendeve dhe projektet e përbashkëta, mirëpo theksi ka qenë të rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit dhe projekti i rrugën Prizren- Tetovë.
“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.”
(Kosova Sot Online)