Darka 10 mijë dollarë në Nju Jork/ Rama pranon takimet me McGonigal: Ku është kompromentimi?

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 12:01
Darka 10 mijë dollarë në Nju Jork/ Rama pranon takimet me McGonigal: Ku është kompromentimi?

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar disa herë me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, madje që edhe ka ngrëne dreka e darka më të.

Në parlament, Rama u shpreh se në Shqipëri e ka ftuar ai McGonigal, ndërsa kur shkonte në Nju Jork, e ftonte ish-agjenti i FBI-së.

“Po, e vërtetë është, hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës?

Krimi që takoj në restorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante duhet të bëni komision hetimor çdo javë. Bëni një komision hetimor edhe për Mark Ruten, se në restorante e kam takuar”, tha ndër të tjera Rama.

Kujtojmë se ish-partnerja e Charles McGonigal, Allison Guerriero ka deklaruar se darka e Nju Jorkut ka kushtuar 10 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)