Boçi: Rama sot është ‘alarmi i kuq’ i sigurisë së SHBA, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 12:03
Boçi: Rama sot është ‘alarmi i kuq’ i sigurisë së SHBA, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

FJALA E NËNKRYETARIT TË PD, LUÇIANO BOÇI NË FOLTOREN E PARLAMENTIT

Më në fund i arratisuri nga parlamenti u paraqit, por përsëri sapo ballafaqohet me të vërtetën, arratiset dhe pak, përkohësisht. Do vijë apo jo, se unë e di që parlamenti është thjesht kobure dhe këtu nuk zbatohen as ligje dhe as rregulla.

Megjithatë unë, në emër të PD po paraqes argumentat për kërkesën për mocion me debat. Jo vetëm në emër të PD, por edhe në emër të gjithë shqiptarëve që duan të vërtetën dhe për këtë arsye kemi kërkuar që nëpërmjet këtij mocioni Edi Rama të përgjigjet për akuza publike dhe juridike të ngritur ndaj tij nga SHBA.

Ndërsa për akuzat politike të ngritura në Shqipëri, tashmë kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen, sepse ky kryeministër e shndërroi kryeministrinë në një mejhanë korruptive, ku ndante pasuritë e shqiptarëve për benefitet e tij personale dhe politike.

Në rastin konkret të skandalit, për çfarë i bënte? Për një gjë të pamenduar. Për të goditur dhe eleminuar opozitën dhe sistemin politik në Shqipërii. Megjithatë, ky i sotmi nuk është një gjyq politik për ata që janë të ndjeshëm ndaj akuzave. Ky është fillimi i një fundi dramatik të një kryeministri i cili nën avujt e çmendurisë projektoi për eleminimin e sistemit politik në Shqipëri dhe për cënimin dhe rrëzimin e reputacionit absolut të intitucioneve të sigurisë amerikane.

Para nesh është zbuluar një proket kriminal perfit, i cili gazetari i famshëm Peter Lukas do ta përkufizonte me shkrimin e tij për këtë skandal me fjalinë kuptimplotë dhe të thjeshtë: kur të flasë McGonigal, të gjithë do dëgjojnë. Do dëgjojë edhe ky i arratisuri nga parlamenti, do dëgjojë dhe parlamenti, do dëgjojnë dhe shqiptarët, por edhe bota.

Edhe sikur vetë Pablo Escobar të kishte patur këtë perfeksion kriminal, ai ende sot do të ishte mbreti i kokainës. Rama është kështu kryeministri i parë shqiptar të cilin SHBA e hetojnë zyrtarisht për implikim në korrupsion dhe për akte të paligjshme në dëm të sigurisë dhe interesave të shtetit amerikan, si edhe akte të paligjshme në dëm të sistemit demokratik dhe pluralizmit në vendin e tij.

I hetuari kryeministër i ka bërë këto veprime me paramendim, duke shkallmuar njëherësh integritetin institucional, imazhin ndërkombëtar dhe çdo parametër ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Falë drejtësisë amerikane është bërë e qartë se qeveria e Shqipërisë ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI amerikane me qëllim të përdorimit të tij për të goditur dhe zhdukur opozitën, dhe kjo shprehet qartë në aktakuzën e Grand Jurisë, në aktakuzën e dytë të saj. Veprimet dhe emri i Edi Ramës përmenden 14 herë në aktakuzën kundër Charles McGonigal, dhe janë tashmë të provuara.

Ky krim duhet t’i shërbente kryeministrit Rama për të zhvatur i qetë, këtë që e quan ai çifligu i tij, Shqipërinë. Falë kësaj dëshmie nën hetin kryeministri prodhoi dëshmi të rreme, ku kreu historik i opozitës u shpall person non grata, ndërsa u godit lidershipi i PD.

Është e pafalshme që njerëz të paguar nga Rama për të gënjyer kundrejt favoreve ekonomike dhe vjedhjes në bashkëpunim të pasurive publike të të gjithë shqiptarëve të akuzonin parti dhe personalitete politike të Shqipërisë si të lidhur me rusinë. Kjo është e dënueshme penalisht dhe në shkelje të Kushtetutës, dhe të bëra nga një kryeministër në detyrë. Për këtë projekt kriminal, Rama pagoi McGonigal.

Pra, pse e fshihni. Rama sot është alarmi i kuq i sigurisë së SHBA, dhe të gjithë e dinë se çdo përgjigje që sot ai do të japë do të përdoret si provë kundër tij. Megjithatë, krahas të gjithave ai duhet t’ju japë përgjigje këtyre pyetjeve.

(Kosova Sot Online)