Osmani: Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 12:39
Osmani: Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot gjatë seances së Kuvendit të Kosovës, tha se fëmijëve duhet t’u flitet për rënien e familjes Jashari, transmeton “Kosova Sot Online”.

Osmani në shënimin e Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, tha se “është shumë e rëndësishme që ta mbajmë kujtesën për rrugën tonë”.

“Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve”, tha presidentja.

(Kosova St Online)