Osmani uron 7 marsin: Mësueset e mësuesit janë dëshmuar në kohë të vështira, jemi mirënjohës

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 12:01
Osmani uron 7 marsin: Mësueset e mësuesit janë dëshmuar në kohë të vështira, jemi mirënjohës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Osmani vlerëson se mësueset e mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, duke shtuar se mësuesit janë heronj të dijes.

Osmani ka shkruar se mësuesit janë mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi.

“136- vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare”.

“Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes. Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi”.

“Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë. Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme. Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!”, thuhet në urimin e Osmanit.

(Kosova Scot Online)