“Vulën e do nga Rama dhe votat nga Berisha”, Paloka: Ftesa e Alibeajt, lojë për të shkatërruar opozitën

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 12:46
“Vulën e do nga Rama dhe votat nga Berisha”, Paloka: Ftesa e Alibeajt, lojë për të shkatërruar opozitën

Deputeti Edi Paloka është shprehur se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

“Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojë. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera.”, ka deklaruar Paloka.

(Kosova Sot Online)