Kurti jep detaje për takimin e 18 marsit në Ohër

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 15:39
Kurti jep detaje për takimin e 18 marsit në Ohër

Rreth takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër, ka folur sot kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se do të vazhdojnë përgatitjet dhe sipas tij Aneksi i Implementimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe efikas.

“Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja edhe efikasiteti”, ka thënë Kurit.

Ai tutje ka shtuar se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj edhe më 27 shkurt në Bruksel por që Vuçiq s’kishte pranuar. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar u bë dëm që s’pati nënshkrim të propozimit në Bruksel, dhe thotë se duhet pyetur të tjerët pse s’pati nënshkrime.

“Unë isha i gatshëm të nënshkruaj kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë. Është dëm që teksti i dakorduar tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse s’ka nënshkrime, besoj përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka theksuar Kurti.

(Kosova Sot Online)