Plani evropian, Lajçak vjen në Prishtinë

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 08:07
Plani evropian, Lajçak vjen në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të jetë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçaku vjen me qëllimin që siç u tha të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së dhe përgatitjeve për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tema kyçe e bisedimeve me palë të ndryshme do jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian.

Lajçaku të hënën dhe të martën do qëndrojë në Beograd.

(Kosova Sot Online)