Avdiu: Nuk mundesh të kesh barazi në martesë, nëse ti nuk e merr pasurinë te familja jote atje ku ke lind

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 08:46
Avdiu: Nuk mundesh të kesh barazi në martesë, nëse ti nuk e merr pasurinë te familja jote atje ku ke lind

Aktivistja, Zana Avdiu, thotë se gratë s’mund të jenë të lira dhe se nuk mund të kenë barazi nëse nuk e marrin trashëgimin pasurore në familjen ku ajo femër ka lindur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avdiu tha se për vajzat që dalin nga familja, problemi kryesor është marrja e trashëgimisë nga shtëpia e tyre.

Avdiu tha se shteti nuk është duke u përgjigjur për këtë gjë.

“Për vajzat që dalin nga familja, problemi kryesor është të marrësh trashëgimin nga shtëpia jote. Nuk mundesh të kesh pavarësi të plotë, nuk mundesh të kesh barazi edhe në martesë, nëse ti nuk e merr pasurinë te familja jote atje ku ke lind.

Është e rëndësishme me pa se si shteti po i përgjigjet tërësisht kësaj, ndaj grave, ndaj dhunës. Shteti fatkeqësisht nuk përgjigjet hiq”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)