Ministrat e BE miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 14:19
Ministrat e BE miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht

Në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një reagim ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti të vonuar këtë hap.

Rama ka shprehur urimet për Kosovën dhe BE-në.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”- thotë Rama.

( Kosova Sot Online)