
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Sot nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, në muajin janar 2023.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Personi i arrestuar ,
A.V, mashkull, 51 vjeç,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë, është në kërkim policor.
(Kosova Sot Online)