Osmani: Gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nuk janë duke u zbatuar nga Serbia

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 12:04
Osmani: Gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nuk janë duke u zbatuar nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar asnjë marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel nuk është duke u zbatuar nga ana e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tutje tha se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po jep sinjale që nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë.

“Ai e jep sinjalin qe nuk kanë ndryshuar, që nuk e kanë ndërmende të ndryshojnë, pra kontributi i tyre në proces është vetëm obstruksioni dhe kjo nuk është asgjë e re. Kjo ka ngjarë në këto 13 vite të dialogut. Deri më tani gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë, dhe kjo tregon që Interesimi i tyre asnjëherë nuk është që të kemi një proces konstruktiv, i cili i kontribuoni paqes afatgjate ”, ka thanë Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)