Kurti takohet me Roberta Metsolen

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 17:23
Kurti takohet me Roberta Metsolen

Nga presidentja e Parlamentin Evropian, Roberta Metsola, është pritur sot kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim ishin edhe sekretari i Përgjithshëm i PE-së, Alessandro Chiocchetti, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja Mimoza Kusari- Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në komunikatë thuhet se në takim është diskutuar për raportin dhe marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së, aplikimin e Ksoovës për anëtarësim, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin.

Në takim u folë edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme. Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Gjithashtu, u diskutua edhe për propozimin Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.


(Kosova Sot Online)