Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike!?

Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike!?
Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike!?

Skender Mulliqi

  • 14 February 2026 - 16:51

Marrëzitë për kultin e personalitetit pranohen vetëm nga pjesa më primitive dhe e paarsimuar e një kombi, sepse vetëm një sistem serioz, rrjetëzim, mbështetje, edukim dhe solidaritet mund ta çojë shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë....


Nga Skënder MULLIQI


.Asgjë nuk është e rastësishme ne politikw .Falë doktoraturave të blera ne tashmë kemi intelegjencë artificial..Askush nuk po fletë apo shkruan për temën pse intelektualet po heshtin apo nuk po inkuadrohen më shumë  në rrjedhat shoqërore politike të vendit, edhe atëherë kur janë shumë të nevojshem.?Dikush ka ardhur koha ti kushton pak  më shumë vëmendje kësaj teme jo të parëndësishme dhe interesante .Kosovës I duhen intelektualët e mirëfilltë  për shtetndërtim dhe mirëqenje.Proceset zhvillimore më intelektualë  të mirëfilltë do të shkonin shumë më mirë .Nuk thëm që nuk ka intelektual të inkuadruar në jetën politike , por ata janë një numër i vogël.Ku është lidhja me momentin e sotëm, plot me post-të vërtetën, krizat botërore dhe inteligjencën artificiale, plot me gjithëdijeni me përvojë të pabazuar?Ne vend të eruditëve  më kulturë të gjerë dhe pikëpamje te jashtzakonshme ne kemi disa njerëz gjysëm të ditur , të cilët nuk janë për profesionin e politikës. Sot ,njerëzit e tillë po I mungojnë skenës politike .Politikanët e sotëm janë thjesht shtojca mizore të realitetit,  kancer i një periudhe të trazuar botërore. Të zbrazët nga përmbajtja dhe jeta e jetuar jashtë politikës, po shesin fjalë   jo shumë më kuptim.Tragjedia e sotme është se disa politikanë  qw ata paraqiten profesionalisht si omniologë para masave të gjera të popullit dhe e falsifikojnë seriozisht atë histori. Ata ndiqen nga një ushtri këshilltarësh  dhe medias sepse kjo është e vetmja metrikë që ka rëndësi në jetën e tyre anormale. Ideja e një kulti personaliteti dhe krijimi i një kulti të një udhëheqësi që do të na udhëheqë me guxim  në një të ardhme të pasigurt përshtatet në mënyrë të përkryer këtu.  Pasqyra e turpit.Marrëzitë për kultin e personalitetit pranohen vetëm nga pjesa më primitive dhe e paarsimuar e një kombi, sepse vetëm një sistem serioz, rrjetëzim, mbështetje, edukim dhe solidaritet mund ta çojë shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Nuk ka të mira nga  ata që përfundojnë gjithçka  nëpërmjet telefonit, menjëherë pas pune. Këto janë topa të zbrazur në ajr.Mos i beso askujt që pretendon se di gjithçka. Sidomos nëse është politikan.Kosovës i nevoiten  intelektualë dhe artistë të gjithanshëm nga vokacioni.Emra që mbahen mend në mjedisin kulturor shqiptar në fund të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekulli , per shkak të pasuruarit të jetës shoqërore , politike dhe kulturore në vend.Është e drejtë e qytetetarve që të kemi njerëz eminent, të cilët do ti avansonin të gjitha proceset përpara.Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike .Kosovës i duhet gjak i ri në politikëbërje dhe në të gjitha sistemet shoqërore dhe politike .Qytetarët tashmë e dinë këtë..!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".