Fehlinger i bën thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 13:25
Fehlinger i bën thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fehlinger shkroi se ky do të ishte një falënderim e sjellshëm për të gjitha shtetet perëndimore që bëjnë përpjekje që Rumania të hyjë në zonën “Schengen” dhe në Eurozonë.

‘’I bëj thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës tani, kjo do të ishte një falënderim i sjellshëm për të gjitha përpjekjet që shtetet në Perëndim i bëjnë që ju të hyni në Schengen dhe Eurozonë dhe OECD’’- tha Fehlingeri në “Twitter”.

(Kosova Sot Online)