Zhduket një femër, burri thotë se gruaja i doli nga banesa dhe nuk u kthy më

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 14:09
Zhduket një femër, burri thotë se gruaja i doli nga banesa dhe nuk u kthy më

Një 45-vjeçar ka paraqitur në polici rastin e zhdukjes së bashkëshortes së tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kallëzimi është bërë në Komisariatin Nr.3 në Tiranë nga shtetasi me iniciale Sh.K. Ai ka deklaruar se e shoqja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se janë duke punuar për ta gjetur.

Njoftimi i Policisë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi Sh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)