21 prokurorë të rinj, betohen para presidentes Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 14:25
21 prokurorë të rinj, betohen para presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 21 prokurorë me mandat fillestar për tre vite, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë.

Kurse, prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

(Kosova Sot Online)