
Rukiqi: Ky ministër po manipulon me të dhëna

Një grafikon të publikuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka komentuar ish drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, tash pjesë e LDK-së, Berat Rukiqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Murati ka thënë se nga vitit 2021 në vitin 2023, ekonomisë i janë shtuar 1 miliard euro, ndërsa në periudhën 2020-2021 i janë shtuar 1.2 miliard euro.
“Me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliardë euro vlerë. Me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga 1 miliardë euro për secilin vit të qeverisjes. Krejt kjo përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit”, ka shkruar Murati.
(Kosova Sot Online)