77-vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Prizren

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 07:58
77-vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i 77-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

(Kosova Sot Online)