Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik në këtë qytet të Kosovës

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 12:40
Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik në këtë qytet të Kosovës

Qeveria e Kosovës, ka marr vendim për hapjen e një universiteti të ri publik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi ka miratuar vendimin për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë, si institucion i arsimit të lartë.

IBCM fillimisht ishte themeluar në vitin 2010 si një fondacion i regjistruar ndërkombëtar jo-profitabil i udhëshequr nën drejtimin e organizatës jo-qeveritare holandeze SPARK.

Por, tash IBCM nuk do të shërbejë më vetëm si fondacion, pasi që nga sot ai do të jetë universitet.

(Kosova Sot Online)