Sulmi mbi Prestige Resort/ Berisha: Kërkoni femrën, zonjën Rama e kam denoncuar disa herë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 15:46
Sulmi mbi Prestige Resort/ Berisha: Kërkoni femrën, zonjën Rama e kam denoncuar disa herë

Kryetari demokrat, Sali Berisha komentoi sot sulmin e Edi Ramës mbi Prestige Resort.

"Edi Rama është një armik i fjalës së lirë aq sa ishte i ati i tij që firmoste për të varur në mes të sheshit. 

Ai firmos shkatërrimin e pronave të pronarëve mediatikë.

Këtu ka një sulm të stuhishëm kundër medieve

E vërteta është vendosja e medieve nën kontrollin e qeverisë.

Dhe fjala e lirë nuk ka qene kurrë më në vështirësi.

Unë lexova me vëmendje denoncimet e zotit Hysenbelliu çka lihet për të kuptuar ‘Cherchez la femme”.

Zonjën Rama e kam denoncuar disa herë. Ajo ftoi gazetarët për t'i nderuar në një pritje për vitin e ri. Ajo u tha gazetarëve se po ma helmoni burrin.

Tani del përsëri në rastin e “Prestige”.

Nëse bëhen dy pushtete dhe përdoren kundër njerëzve të pambrojtur kjo e thellon dhunën dhe terrorin ndaj të tjerëve. 

Prandaj unë kërkoj që të ndalet kjo dhunë ky terror.

I bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin një hetim për sulmet ndaj medieve të lira.

Në mënyre absolute sulmi bëhet se pronari i News 24 nuk ka pranuar linjën editoriale të Edi Ramës. Pronari foli edhe për pseudonime që mund t'i sqarojnë ata. 

Shqiptarët do t'i paguajnë aktet vandale të Edi Ramës ndaj pronarëve të medieve. Siç paguajnë për Agon Chanel e shumë të tjera.

Kjo situatë do një ligj që të gjithë t'i ngarkohen atij që i shkakton këto pasoja," tha Berisha.

(Kosova Sot Online)