Kërcënoi bashkëfshatarin e tij me kallash për pronë, arrestohet 49-vjeçari

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 15:21
Kërcënoi bashkëfshatarin e tij me kallash për pronë, arrestohet 49-vjeçari

Një person është arrestuar në fshatin Vrenjt në Dibër, pasi kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti.

Dyshohet se 49-vjeçari, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)