Në Fushë-Kosovë gruaja e rrah burrin

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 10:31
Në Fushë-Kosovë gruaja e rrah burrin

Në Fushë- Kosovë, një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj pas një mosmarrëveshje në mes tyre, shkruan “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është liruar me procedurë të rregullt.

”Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)