Kjo është gjyqtarja e parë me shami në SHBA

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:08
Kjo është gjyqtarja e parë me shami në SHBA

Nadia Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin, filloi karrierën e saj si gjyqtarja e parë me hixhab në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hapur terren të ri në historinë e SHBA.

Po kush është Nadia Kahf?

Avokatja amerikane Nadia Kahf u emërua në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë që mban shami.

Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin me origjinë siriane, u betua mbi një kopje të Kuranit të Shenjtë të enjten, më 23 mars, raportoi faqja lokale e lajmeve North Jersey,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa Kahf nuk ishte gruaja e parë myslimane që shërbeu si gjykatëse shtetërore, ajo ishte e para që mbajti një shami në podium.

Kahf ka qenë anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një organizatë myslimane për të drejtat civile, që nga viti 2003, ku aktualisht shërben si kryetar.

Kahf është gjithashtu këshilltare ligjore për “Wafa House”, një organizatë jofitimprurëse e dhunës në familje dhe shërbimeve sociale me bazë në Clifton dhe Presidente e Qendrës Islamike të Qarkut Passaic.

(Kosova Sot Online)