Vriten me armë disa fëmijë

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 19:56
Vriten me armë disa fëmijë

Të paktën 3 fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë fillore në Nashville të Tennese.

Sipas të dhënave paraprake të policisë një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të shkollës dhe ka qëlluar ndaj nxënësve, për t’u vrarë më parë nga forcat e sigurisë.

Qindra prindër të shqetësuar kanë pushtuar shkollën pas raportimit të ngjarjes, ndërkohë që zona është rrethuar nga efektivë të shumtë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktimat e shkollës katolike janë të moshave 11-12 vjeç, ndërkohë që motivet e këtij krimi të urryer janë ende të paqarta.

(Kosova Sot Online)