Kurti: Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 21:06
Kurti: Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin

Për ambasadorin Martin Berishaj, është zhvilluar fushatë e egër në Kosovë, Serbi e në Slloveni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet dhe po e pret procesin që të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar kundër Martin Berishaj në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu kundër kryeministrit aktual i cili e ka quajtur shpifje, shpikje këtë. Ne duhet të presim. Edhe kryeministri slloven po thotë kështu”.

Ai tutje tha se brenda kësaj fushate është edhe Serbia, e që sipas tij, Kosova nuk bën të zmbrapset tani.

“Kjo është një fushatë e madhe që po zhvillohet ku është edhe Serbia brenda, nuk bën të zmbrapsemi tash. Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet publikisht. Unë nuk mendoj që as s’mund t’i di,  e as s’duhet të hyjë në detajet e kësaj çështjeje, përveç nëse nuk kam edhe unë dëshirë të ia plotësoj dëshirën atyre që po dojnë me mu kap dikund”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)