Berisha: Rama argat i Vuçiçit, po bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 12:44
Berisha: Rama argat i Vuçiçit, po bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë duke mos e dërguar atë në kuvend.

Berisha e quajti Ramën edhe “argat të Vuçiçit” i cili vepron në bazë të urdhërave të tij.

“Di që Edi Rama ështe një argat i Vuçiçit, e di që ai e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij. Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik. Aktet e fundit të këtij gjenocidi u kryen me operacionin “Patkoi” gjatë luftës së vitit 1999”, tha ai.

Përpos rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, u paralajmërua nga Berisha edhe një rezolutë tjetër ndaj masakrës së Lumës në disa beteja gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitet 1912 dhe 1913.

“Do të insistojmë deri të paraqitet rezouluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë dhe e paralajmëroj se do të paraqitet edhe rezoluta qe dënon gjenocidin serb të Lumës i cili është ndërkombatrisht i njohur.”

Berisha shtoi se për këto raste ska asnjë qëllim tjetër përveq se njohja e të shkuarës dhe reflektimi mbi të në mënyrë që e ardhmja të mos lejoj përsëritjen e këtyre akteve.

(Kosova Sot Online)