Tarifat shtrenjtohen për rreth 15 përqind, ja kur hyn në fuqi

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 15:46
Tarifat shtrenjtohen për rreth 15 përqind, ja kur hyn në fuqi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Këto tarifa të reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

(Kosova Sot Online)