A ka hetime në Shqipëri për çështjen “McGonigal”?

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 13:14
A ka hetime në Shqipëri për çështjen “McGonigal”?

A ka hetime në Shqipëri për çështjen “McGonigal”? Kreu i SPAK u “mbyll gojën” gazetarëve

I pyetur nëse po hetohet në Shqipëri për çështjen McGonigal, të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së tashmë në akuzë, në dosjen e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama, kreu i SPAK Altin Dumani thotë se prokuroria nuk njofton se kur kryen hetime. Në një takim pa kamera me gazetarët Dumani tha se nuk do të marrin një përgjigje për këtë pyetje.

“Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd“, tha Dumani.

(Kosova Sot Online)