Berisha: Rama përdori rrugën e Arbrit për vjedhje, shpoi tunelin, në rrugë do bjerë zhavorr e ujë

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 14:34
Berisha: Rama përdori rrugën e Arbrit për vjedhje, shpoi tunelin, në rrugë do bjerë zhavorr e ujë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Dibra ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashki, tha se qeveria Rama vjedh çdo ditë shqiptarët, pasi me të ardhurat në buxhetin e shtetit paguan rrogat e militantëve.

Berisha tha se zv-kryeministrja Belinda Balluku udhëton jashtë shtetit me 22 milionë euro dhe shpenzon 300 milionë euro për udhëtime me helikopter, ndërsa shqiptarët vuajnë nga skamia e kërkojnë të largohen nga vendi.

‘Kanë krijuar një sekt që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, udhëton me avion e dhomë gjumi, shpenzon sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë saudite. Ajo ministrja që ju vjen këtu do quhej babëzi Balluku, porosit biftek 1 mijë euro. Njeriu ka një sens dhe ndjeshmëri ndaj atij që qeveris, niset jashtë shtetit me thesar 22 milion euro, çfarë i bën. Vinte për mbledhje në Dibër me helikopter, 15 udhëtime, 300 milionë euro shpenzime, këta nuk kanë lidhje me ju, ju urrejnë ju’, tha ai.

Sakaq shtoi se borxhi për Shqipërinë është rritur, pasi kryeministri Edi Rama ka marrë gjatë kësaj periudhë rreth 5 miliardë euro hua dhe nuk kursen shpenzimet për veten e tij, pasi udhëton me avion e dhoma gjumi, ku e kundërta duhet të ndodhte që të ardhurat e mbledhura nga rritja e çmimeve t’i shpërndahej pensionistëve, rrogëtarëve dhe studentëve.

Fjala e plotë:

“Çmimet janë rritur, statistikat tregojnë se çmimet janë rritur me 12%brenda një viti. Rrogat e pensionet sot janë më të ulta në Ballkan e Kosova, pasojat janë dhimbje nga skamja, rënia në depresion e largim. Askush më deri në 2014 nuk ishin të pasur, por ishim në ngjitje, numri i shqiptarëve rritej, tani është varfëri në rritje. Rama filloi lojën cinike, njeri pandjenja, premton rrogë 900 euro dhe pensionistëve 5 mijë lekë, kur duhet t’i dyfishojë. Kurti ia rriti me 100 euro pensioni, rrogëtarëve 120 euro, studentëve 100 euro pse nga i mori, nga rritja e çmimeve u rritën të ardhura dhe i shpërndaji. Rama në vend që t’ia kthente ju, ia dha vetes dhe klientelëve për rrugë, vjedh pasi ndërton rrugën me 24 milion euro, kur ndërtohet me 2 deri në 3 milionë euro. Ndërton shkollën me 6 milionë euro, kur në Berlin ndërtohet me 700 mijë euro. Vjedh pasi deklaron sikur shqiptarët të jenë njerëz primitiv, thotë se ka mbjellë 1 milionë pemë, kur minimumi është një pyll. Po pse ia thotë?  Pasi vjedh me fidanë, faturon 1 mijë fidanë nuk ka asnjë skrupull. 60% e të ardhurave i paguajnë rroga për militantët, KLSH deklaron se qeveri në 9 muajt e parë në 2021, vodhi 122 miliardë lekë, të barabarta me 130% të rrogave të shqiptarëve. Rama ka marrë gjatë kësaj periudhe 5 miliardë euro borxh, borxhi me të është rritur në 107%, me 5 miliardë euro të cilat mund të rrisje 3 herë rrogat e pensionet. Kanë krijuar një sekt që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, udhëton me avion e dhomë gjumi, shpenzon sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë saudite.

Ajo ministrja që ju vjen këtu do quhej babzi Balluku, porosit biftek 1 mijë euro. Njeriu ka një sens dhe ndjeshmëri ndaj atij që qeveris, niset jashtë shtetit me thesar 22 milion euro, çfarë i bën. Vinte për mbledhje në Dibër me helikopter, 15 udhëtime, 300 milionë euro shpenzime, këta nuk kanë lidhje me ju, ju urrejnë ju. Koha është të bashkohemi, çdo socialist duhet të bashkohet me ne sepse pluralizmi është jetik. Kjo vjedhje e tmerrshme që i bëhet shqiptarëve nuk ndodh askund. Rama harron se një fëmijë i klasës së tretë mund të bëjë llogari për gënjeshtrën e pemëve. Nisën rrugën e Arbrit, ndoqën projektin e vjetër, tuneli i Murizit nuk mund të shpohej. Kompani më serioze na tha se ne qoftë se shponi në këtë nivel, do bini në zhavorr dhe ujë, ne nuk vepruam kundërt konsulentë. Kurse këta e përzunë kompaninë daneze, pasi nuk bënë dot pazare me të. Gënjeshtarët nuk kanë asnjë cip, zonja deklaron se do fillojmë rrugën në datë kaq. E pengon diskriminimi që i bën Dibrës, djallëzisht e pengoi dhe projekti i Skavicës, kjo është arsyeja. Ju ftoj të bashkohemi më 14 maj, janë zgjedhjet e jetës sonë, vota jonë nuk ka pasur një peshë më të madhe për shqiptarët si sot. Fitore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)