Policia arreston një të dyshuar për djegien e veturave në Veri

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 17:18
Policia arreston një të dyshuar për djegien e veturave në Veri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet për djegien e veturave në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se të dyshuarin janë duke e sjellë në Prishtinë.

Policia sot ka njoftuar se janë djegur tri vetura të tjera në Leposaviq.

Djegia ka ndodhur gjatë natës, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)