Dëshmia e rumunit që u kap me rreth 100 kg kanabis në Kapshticë: Jam me pushime

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 08:49
Dëshmia e rumunit që u kap me rreth 100 kg kanabis në Kapshticë: Jam me pushime

Një çift shtetasish rumun kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës me një rulot brenda të cilit kishte rreth 100 kilogramë kanabis, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burri ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.

Lënda narkotike ju gjet në pjesën e bagazhit.

Ndryshe, nga çfarë u raportua mbrëmjen e djeshme, ku bëhej fjalë për 80 kilogramë, tashmë policia dyshon se sasia shkon afro 100 kg.

(Kosova Sot Online)