Bora në Prishtinë, Rama: Ekipet janë mobilizuar që rrugët të jenë të sigurta

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 08:14
Bora në Prishtinë, Rama: Ekipet janë mobilizuar që rrugët të jenë të sigurta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se ekipet janë mobilizuar në terren për pastrimin e rrugëve nga bora në kryeqytet, transmeton "Kosova Sot Online".

Rama ka treguar rrugët nga Rruga B, e cila shihet se është pastruar nga bora.

Po ashtu, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion.

(Kosova Sot Online)